Lutkov në Baku do të merrë pjesë në Takimin e parë ministror për aksion klimatik në turizëm

nga Xh M

Shkup, 19 nëntor – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov nesër në Baku do të marrë pjesë në Takimin e parë ministror për aksion të përforcuar klimatik për turizimin, në kuadër të Konferencës së 29-të të palëve të Konventës kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike – KOP29.

“Kryesimi i KOP29 për herë të parë organizon ditë tematike për turizmin, në të cilën pjesëmarrësit do të theksojnë rolin, cenueshmërinë dhe potencialin e sektorit të turizmit në përballjen me ndryshimet klimatike”, theksojnë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Ngjarja është në organizimin të Kryesisë së KOP29 / Agjencia Shtetërore e Turizmit e Republikës së Azerbajxhanit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara dhe me mbështetjen e Programit të Mjedisit Jetësor të Kombeve të Bashkuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More