LVV me kritika për Tunelin e Kurrizit, Kërçeli: Na u premtua me dy korsi, por përfunduam vetëm me një

nga D. V.

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë të kritikojnë hapjen e tunelit te Kurrizi në lagjen Dardania.

Së fundmi, Ilir Kërçeli, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës, ka deklaruar se tuneli ishte premtuar me dy korsi, por përfundoi vetëm me një, transmeton Telegrafi.

“Na u premtua Kurrizi me dy korsi, por përfunduam me vetëm një. E gjithë partia doli në përurim për një tunel prej vetëm 50 metrash,” ka thënë Kërçeli përmes një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, më 28 qershor, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi për përurimin dhe hapjen e tunelit, duke e quajtur projektin artistik.

“Sonte përuruam hapjen e “Tunelit të Kurrizit” Ky është transformimi i pjesës më ikonike të Kryeqytetit. Vazhdojmë”, ka pohuar Rama.

Ai gjithashtu kishte deklaruar se hapësirën do ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët. Në përurimin e tunelit kishin marrë pjesë zyrtarët e komunës së Prishtinës e po ashtu edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More