Makraduli: Për momentin në LSDM po mbizotëron klientalizmi

nga D V

Shkup, 17 maj – Ish-funksionari i lartë i LSDM-së, Jani Makraduli ka komentuar rezultatet në parti të zgjedhjeve të kaluara, të cilat ai i vlerësoi si dëshpëruese.

Makraduli për “TV21” parashtroi një pyetje, ku janë anëtarët e vjetër të LSDM-së tani dhe që i duhen partisë që të konsolidohet.

“LSDM aktualisht ka nevojë për fëmijët e LSDM-së, por edhe ne me flokë të bardha. Ne kemi nevojë për të gjithë. Besnikëria keqtrajtohet në LSDM. Nuk mund ta krahasosh klientelizmin me besnikërinë, janë kategori të ndryshme. Këtu për momentin mbizotëron klientelizmi”, tha Makraduli.

Ai tha se me vullnetin e tij është larguar nga partia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More