Maksuti: Shfuqizimi i neneve, sulm ndaj identitetit

nga Xh M

Shkup, 2 nëntor – Vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese për të hequr disa dispozita nga ligji për përdorimin e gjuhëve, do ta sulmonte në mënyrë të drejtpërdrejtë identitetin kombëtarë të shqiptarëve. Kështu vlerëson profesori Mersim Maksuti, i cili tha se sipas paralajmërimeve bëhet fjalë për heqjen e dispozitave kryesore të ligjit që do të kufizonte të drejtën për përdorimit të shqipes në procedura gjyqësore, komunikim të zyrtarëve, si dhe do të nënkuptonte heqjen e përdorimit të gjuhës shqipe edhe në uniforma.

“Madje po duket se është paralajmëruar edhe heqja e fjalës ‘shqipe’, e vetmja fjalë që ekziston në ligjin e gjuhëve, edhe atë më kllapa te ‘gjuha e 20 përqindëshit’, në kllapa gjuha shqipe, është paralajmëruar se edhe kjo do të hiqet. Kjo drejtëpërdrejtë bën atak në identitetin tonë nacional, jo vetëm të përdorimit të gjuhës si e drejtë, veçori nacionale e shqiptarëve, madje dua të them se shqiptarët nëpërmjet gjuhës përcaktojnë edhe elementin e tyre si element konstituiv I këtij shteti, I barabartë me popullin maqedinoas”, tha Mersim Maksuti, profesor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More