Manaj kërkon respektim të Kushtetutës: Të mos shkelet rendi i ditës në Kuvend

nga D. V.

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese, ka kërkuar që të mos ketë shkelje kushtetuese në seancat e ardhshme të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ka vullnet politik që ta ndryshojë rendin e ditës. Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që këtë rast ta trajtojë sa më shpejt në mënyrë që të kthehet normaliteti në vend dhe të formohen institucionet. Në këtë mënyrë, i jepet mundësia çdo deputeti që të votojë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”.

“Gjykata e ka përcaktuar që rendi i ditës duhet të respektohet dhe të gjitha praktikat si më herët”.

“Kushtetuta është shkelur edhe pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe njëra ndër pikat ka qenë që të mos shkelet më rendi nga kryesuesi Avni Dehari”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More