Manastirliu uron maturantët për testin e fundit të Maturës Shtetërore 2025

nga D. V.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi sot të gjithë maturantët që japin provimin e lëndës me zgjedhje.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu uron të gjithë maturantët në provimin e fundit të Maturës Shtetërore 2025.

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Pas provimit të gjuhës së huaj më 10 qershor, të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 18 qershor, të matematikës më 24 qershor, maturantët kanë sot provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More