Në kuadër të integrimit evropian, sistemi i drejtësisë është përballur me sfida të shumta. Gjatë një takimi me përfaqësues të delegacionit të BE-së dhe OSBE-së në Tiranë, ministri i drejtësisë Ulsi Manja renditi disa prej arritjeve.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e delegacionit të BE-së dhe OSBE-së në Tiranë folën për objektivat që duhen përmbushur nga Shqipëria.
Strategjia ndërsektoriale e drejtësisë 2024-2030 është e fokusuar në forcimin e kapaciteteve teknike dhe analitike për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave, si dhe sigurimin e një koordinimi efektiv të të gjithë hallkave të sistemit.