Shkup, 10 qershor – Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva sot ka zhvilluar takim me një pjesë të kolegjiumit të ekspertëve dhe përfaqësues të kolegjiumit mjekësor nga Klinika universitare për toksikologji.
Në takim, siç kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë është diskutuar për gjendjen e funksionimit të Klinikës. Zëvendësministrja Manoleva kërkoi nga kolegjiumi mjekësor profesional që të japin propozim për emërimin e drejtorit mjekësor i cili duhet t’i plotësojë kushtet sipas ligjit.
Përfaqësuesit nga Klinika e toksikologjisë kanë informuar zëvendësen se në kohë sa më të shkurtër do të takohen dhe do të dorëzojnë propozim deri te Ministria e Shëndetësisë.