Maqedonci në Uashington, merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025”

nga D. V.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë Amerikane (AUSA), po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025”, që po zhvillohet në Uashington D.C., me pjesëmarrjen e 92  përfaqësuesve të vendeve të botës.

“Panairi AUSA-së, i organizuar në kryeqytetin amerikan në Uashington D.C., është një platformë strategjike që bashkon udhëheqësit më të lartë ushtarakë, inovatorët e industrisë së mbrojtjes, politikbërësit dhe delegacionet ndërkombëtare në një takim vjetor. Ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë, ofron mundësi të rëndësishme për të eksploruar teknologjitë më të avancuara ushtarake dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me synim shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me nevojat, prioritetet dhe standardet bashkëkohore të mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More