Shkup, 3 shtator – Pavarësisht se Kushtetuta parashikon trajtim të barabartë për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private në vend, situata aktuale në praktikë nuk e tregon këtë. Nxënësit e shkollave të mesme nga shkollat private duhet të paguajnë biletë për udhëtim.
Ata kërkojnë që t’u mundësohet transport pa pagesë në shkollat private, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës heq dorë nga përgjegjësia dhe thotë se nga buxheti i shtetit ndahen mjete vetëm për arsimin publik.
Ndërkohë që institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vendit nuk respektohet. Prandaj Unioni i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Bashkisë së Shkupit dhe NTP-së që të respektojnë Kushtetutën dhe ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.