Shkup, 28 janar 2025 – Ministria për Çështje Evropiane informon se në gjysmën e dytë të marsit të këtij viti, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i Takimit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor (WB6), kushtuar Planit të rritjes së Bashkimit Evropian.
Vendimi është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës së Reformave lidhur me këtë plan strategjik.