Maqedonia e Veriut ka pagë mesatare më të lartë vetëm nga katër vende në Evropë

nga Xh M

Shkup, 10 shtator – Me një pagë mesatare prej 668 dollarësh, Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për të ardhura mujore më të vogla në Evropë.

Maqedonia e Veriut është më e mirë vetëm se Kosova, Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina.

Ukraina ka pagën mesatare më të ulët me 475 dollarë.

Ky hulumtim është bërë nga faqja geo.universe, e cila ka lidhje me faqen e njohur numbeo.com

Interesante, sondazhi tregoi se paga mesatare në Bullgari është më e lartë se paga mesatare në Greqi.

Zvicra ka pagën mesatare më të lartë me 7.900 dollarë në muaj. Britania e Madhe e pason me 4.845.

Nga vendet e rajonit më të lartën e ka Sllovenia me 1.721 dollarë, ndërsa Kroacia me 1.575 dollarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More