Maqedonia feston Ditën e iluministëve mbarësllav të shenjtorëve Cirili dhe Metodi

nga Redaksia

Shkup, 24 maj – Me disa ngjarje sot në vend shënohet Dita e iluministëve mbarësllav, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, të cilët janë themelues të shkrim-leximit dhe letërsisë sllave dhe janë përgjegjës për zhvillimin kulturor të të gjithë popujve sllavë. Për shkak të meritave të tyre për krishterimin, Kisha e Shenjtë i shpalli ata të barabartë me apostujt.

Delegacioni shtetëror- kishtar i kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova qëndron në Romë dhe Vatikan për të nderuar varrin e Shën Cirilit, në kuadër të manifestimit “Dita e Shenjtorëve Cirili dhe Metodi”.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Ohër do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së iluministëve mbarësllav. Mickoski do të mbajë fjalim në akademinë solemne “Dritë ndër shekuj dhe për të ardhmen” e cila do të mbahet në kishën Shën Sofia.

Dita e iluministëve mbarësllav, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, festohet në Ohër me një sërë manifestimesh dhe ngjarjesh. Festimet nisën dje me një forum shkencor, vazhdojnë sot me Festivalin ndërkombëtar të korit në skenën e Teatrit Antik, ceremoninë e vendosjes së luleve përpara monumentit në Parkun e Qytetit dhe një festival të poezisë për fëmijë dhe do të përmbyllet në mbrëmje në kishën “Shën Sofia” me koncertin “Artistët për nder të shenjtorëve Ciril dhe Metodi”.

На единиците во состав на  Универзитетот „Св. Кирил и Методиј“ денеска од 12 до 14 часот се спроведе гласање за  ректор на Скопскиот универзитет за мандатниот период 15 септември 2020 - 15 се

Në përputhje me Ligjin për festat në vend, 24 maji – Dita e iluministëve mbarësllav, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More