Maqedonia nuk përmendet, Hofreiter: Shqipëria dhe Mali i Zi kanë përparuar

nga Xh M

Berlin, 13 tetor – Në prag të Samitit të Berlinit këtë të hënë ku merr pjese edhe kryeministri Rama Gjermania ka vecuar si dy shtetet me te suksesshme te rajonit per reformat e kryera Shqiperine dhe Malin e Zi. Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Evropën, Anton Hofreiter theskon se Podgorica po zbaton shumë mirë reformat, dhe gjithashtu Tirana ka arritur shumë përparime.

Në deklaratën për media, Hofreiter nuk e ka përmend Maqedoninë e Veriut.

Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014 për të promovuar bashkëpunimin si mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe mes këtyre vendeve dhe atyre te BE-së. Zbatimi i marreveshjeve ka qene i ngadalshem madje ne disa raste ato nuk jane zbatuar. Ka pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave.

Edhe pse u ra dakord dy vjet më parë në Berlin që kërkesat për viza mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës të hiqen, kjo nuk ka ndodhur ende.

Në muajin nëntor te vitit 2022 kryeministrat e gjashtë vendeve që përbëjnë Ballkanin Perëndimor – Shqipëria , Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi , Maqedonia e Veriut dhe Serbia – nënshkruan tre marrëveshje duke u zotuar të njohin reciprokisht kartat e identitetit, diplomat universitare dhe disa kualifikime profesionale. . Megjithatë, zbatimi ka ngecur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More