Maresca: Siguruam fitore të madhe ndaj Barcelonës

nga D. V.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, këmbënguli se asgjë nuk ka ndryshuar për skuadrën e tij, pavarësisht fitores bindëse 3-0 ndaj Barcelonës në Stamford Bridge në Ligën e Kampionëve.

Fitorja siguroi që kualifikimi automatik i “Bluve” për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve mbetet në duart e tyre, transmeton GazetaBlic Sport.

Italiani ishte i qetë pas ndeshjes. “Është një fitore e madhe, veçanërisht sepse ishte kundër Barcelonës, por asgjë nuk ka ndryshuar në aspektin e llojit të skuadrës që jemi dhe asaj që mund të arrijmë”, tha Maresca, skuadra e të cilit do ta ngushtojë diferencën në krye në tre pikë me një fitore ndaj “Topçinjve” në Premier League.

“Sonte është e rëndësishme, por jo më shumë se kaq. Tani përqendrohemi në ndeshjen tjetër”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More