Bruksel, 27 shtator – Nuk mundet të zëvendësohet korniza negociuese, e as BE-ja nuk mund të japë garanci shtesë se nuk do të ketë kërkesa të tjera. Ky është konstatimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve në debatin kushtuar temës “Ardhmëria evropiane e vendeve të rajonit”.
Sipas profesorëve universitar dhe OJQ-së, elitat politike në vend të mos e shmangin problemin, por t’i rreken punës. Të pranojnë realitetin dhe t’i kryejnë detyrat shtëpiake, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, që garantojnë të ardhmen e sigurt evropiane të vendit.
“Është fakt se rrugëtimi ynë është i përcaktuar në kornizën negociuese dhe ky rrugëtim nuk mund të ndryshohet. Po ndodhemi në një situatë mes asaj që nuk dëshirojmë të bëjmë dhe asaj që duhet patjetër të bëjmë dhe kjo nuk është e hera e parë. Duhet të zgjedhim mes dy rrugëtimeve, sa i përket politikës së jashtme. E para është të qetësojmë situatën dhe të normalizojmë marrëdhëniet me Bullgarinë, ku bashkërisht me Sofjen do të kërkojmë zgjidhje dhe e dyta është të injorojmë problemin, i cili me kalimin e kohës do të metastazojë edhe më shumë.”, – deklaroi profesori universitar për Studime Politike, Nenad Markoviq.