MAROK – 19 viktima pas shembjes së dy ndërtesave

nga D. V.

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën, pas shembjes së dy ndërtesave ngjitur në qytetin e Fezit, në veri të Marokut, njoftoi sot  agjencia zyrtare marokene e lajmeve, MAP.

”Dy ndërtesat katërkatëshe, që strehonin tetë familje, u shembën gjatë natës. Të paktën 16 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme dhe janë dërguar në spital”, njoftoi MAP duke cituar autoritetet lokale.

”Punonjësit e shpëtimit dhe forcat e sigurisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të filluar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, për të siguruar zonën përreth dhe për të evakuuar banorët e ndërtesave fqinje si masë paraprake”, thanë autoritetet.

”Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë për të gjetur çdo person që mund të jetë bllokuar nën rrënoja”, sipas raportit.

Fez është qyteti i tretë më i madh i Marokut dhe një nga më të vjetrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More