Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Spahiu: Forcon sigurinë në rajon, pengon zhvillimin e politikës pro ruse të Serbisë

nga Xh M

Avni Spahiu, ish ambasador i Kosovës në Uashington ka folur lidhur me marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci.

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur është e rëndësishme dhe si e tillë forcon sigurinë në rajon.

‘’Kjo është një mesazh pikërisht në kohën kur jemi të bombarduar si rajon nga sulme të llojeve të ndryshme që vijnë nga Rusia dhe nga zëdhënësi i saj Serbia. Natyrisht kjo është ekzagjeruar nga ana e Serbisë siç bënë zakonisht, kemi një reagim jo logjik, jo të arsyeshëm nga ana e Serbisë që e pengon në vazhdimin e politikës së saj pro ruse në Ballkanin Perëndimor’’, ka thënë ai.

Tutje Spahiu ka thënë se kjo marrëveshje e pengon shumë Serbinë të zgjeroj propagandim e saj në këtë rajon mirëpo reagimi i saj nuk është diçka që duhet të na frikësoj apo të na qes ndonjë problem aktualisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More