Marrëveshje ndërinstitucionale për shfrytëzimin e Portës së Maqedonisë për martesa civile

nga Xh M

Shkup, 29 maj – Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë njofton opinionin se është arritur marrëveshje ndërinstitucionale me IN – Muzeu i Luftës për Pavarësinë e Maqedonisë – Shkup, për përdorimin e sallës solemne në objektin Porta Maqedonia, me qëllim organizimin e ceremonive të martesës dhe kryerjen e shërbimeve përkatëse të regjistrimit në Librat Amë.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Drejtoria do të ketë të drejtë të shfrytëzojë hapësirën në ditët e enjte, të premte, të shtunë dhe të diel, në orar nga 14:00 deri në 17:30, për realizimin e ceremonive zyrtare të martesës.

Ky bashkëpunim hyn në fuqi nga 1 qershori 2025.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, duke u ofruar atyre mundësinë të realizojnë ceremoninë e martesës në një ambient të veçantë, të denjë dhe të lehtë për t’u mbajtur mend – në zemër të Shkupit.

Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të sjellë shërbime më të afërta, më humane dhe në funksion të jetës reale të qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More