Marrja e kredisë/ Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet

nga L. M

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe blerjen e një prone. Bankat nuk mund të financojnë më shumë se 85% të vlerës së blerjes së shtëpisë së parë dhe 80% të blerjes së shtëpisë së dytë. Në rast se kredia është në valutë, niveli tavan i financimit ulet në 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

“Nuk besoj se do të ketë një ndryshim në çmim, më shumë sesa në fluksin e klientëve blerës.Tashmë do të duhet një kapital më i madh fillestar për blerjen e një apartamenti, ose më shumë kursime. Ndryshim çmimi nuk do të kemi, por pritet një zbehje e shitjeve, ose një ndalim i tyre”, tha Valeria Dushku, agjente imobiliare.

Shqipërisë dhe agjencive tregojnë se rreth 50 % të shitjeve të pronës (banesore dhe tregtare) u financuan me kredi gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024.

“Janë shumica e klientëve, flasim për segmentin e mesëm të tregut të blerësve. Nëse më parë kemi pasur shumë klientë që financonin 90%-100% të blerjes me kredi bankare, tani do të ndeshemi me 85% për blerjen e parë dhe 80% për të dytën. Zonat elitare nuk do të kenë asnjë lloj ndikimi, sepse aty janë klientë që kanë financa më të sigurta”, shtoi Valeria Dushku.

Sa i përket çmimeve të apartamenteve, ekspertët thonë se tregu ka gjetur një stabiltet, duke mos pasur prej disa kohësh tashmë ulje të tyre apo dhe rritje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More