Marsh protestues nga familjet e viktimave të zjarrit në Koçan

nga Xh M

Koçan, 19 prill – Për sot në ora 12:05 në Koçan është paralajmëruar marshim i ri protestues nga familjarët e të vrarëve nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Ky është marshimi i tretë protestues i familjeve të viktimave pas marshit të fundit të mbajtur më 12 prill.

Marshi protestues do të nisë nga parku i qytetit në Koçan dhe do të vazhdojë drejt Komunës dhe Ministrisë së Brendshme.

Familjarët e të vrarëve në protestën e fundit shprehën pakënaqësinë e tyre për reagimin e vonuar të institucioneve kompetente, si një nga arsyet e tragjedisë së madhe.

Nga zjarri në diskotekën Pulse më 16 mars humbën jetën 62 persona, tre prej të cilëve po mjekoheshin jashtë vendit dhe 193 të plagosur. Disa nga të vdekurit dhe të plagosurit ishin anëtarë të grupit “DNA” që po performonin atë mbrëmje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More