Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në ShBA

nga D. V.

Dy persona janë ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimit se kanë dëmtuar qytetarët amerikanë.

Kështu bëri të ditur Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë.

Personat e ekstraduar janë Ardit Kutleshi 26 vjeç dhe Jetmir Kutleshi 28 vjeç. Të dy ishin arrestuar më 12 dhjetor 2024.

Ata akuzohen se mbikëqyrnin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve.

Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej kur kishte filluar në shkurt të vitit 2016.

Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More