Mbërrin në Durrës anija turistike “Seaborne Quest”, 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

nga D V

450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës kanë mbërritur, mëngjesin e sotëm, në portin e Durrësit me anijen turistike “Seaborne Quest”.

Anija turistike që eksploron kryesisht Mesdheun, është linja më e re turistike që i shtohet linjave të kroçerave dhe ndalet për herë të parë në vendin tonë, duke bërë Durrësin pjesë të tureve të saj.

Turistët janë kryesisht amerikanë, anglezë e kanadezë, ndërkohë që mes tyre ka filipinas, kilianë, indianë, malajzianë e australianë, etj.

Agjencia pritëse dhe autoritetet detare kanë marrë masat për pritjen e tyre dhe njohjen e siteve të Durrësit, Krujës, Tiranës, etj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More