Mbërrin në Shëngjin anija e dytë italiane “Libra” me tetë emigrantë

nga D V

Ka mbërritur rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm anija Libra me tetë emigrantë nga Italia e nisur dy ditë më parë.

Sipas raportimeve në media, emigrantët janë nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane.

Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit, tetë emigrantë të kapur disa ditë më parë në jug të Lampedusës.

Anija e marinës mbërriti mëngjesin e sotëm në brigjet shqiptare dhe emigrantët pas ekzaminimeve në Shëngjin do të dërgohen në kampin e Gjadrit.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More