Mbi 13.000 mjete piroteknike u gjetën në Hasanbeg, dy persona u privuan nga liria

nga D V

Shkup, 2 janar – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 31 dhjetor 2024, nëpunësit policor të Njësisë për Tregti të Paligjshme të SPB Shkup në fshatin Hasanbeg e kanë privuar nga liria Xh.A (29) nga fshati Hasanbeg dhe L.A. (33) nga Shkupi, ku tek ata në tezga të improvizuara janë gjetur mbi 13.000 lëndë piroteknike.

Siç thuhet në kumtesë, 8598 mjete piroteknike janë gjetur tek Xh.A., në një tezgë të improvizuar dhe tek L.A. 4641 mjete piroteknike.

Pas dokumentimit të rasteve do të bëhen parashtresat përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More