Mbi 3.5 milionë tonë mallra të përpunuara në Portin e Durrësit deri në nëntor

nga D. V.

Porti i Durrësit vijon të konsolidojë pozicionin e tij si nyja kryesore e transportit detar në Shqipëri, duke shënuar rezultate pozitive gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2025.

Të dhënat statistikore tregojnë se volumi total i mallrave të përpunuara ka tejkaluar 3.5 milionë tonët, me një rritje prej 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në rreth 203 mijë tonë mallra më shumë të trajtuara në katër terminalet portuale të Durrësit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2,664,265 tonë importe dhe 861,370 tonë eksporte, duke konfirmuar rolin e portit si një qendër strategjike për furnizimin e tregut vendas dhe njëkohësisht si korridor i rëndësishëm për eksportin e produkteve shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare.

Një ndikim të veçantë në rritje ka dhënë intensifikimi i importeve, të cilat janë rritur me 23.7%, duke reflektuar gjallërim të aktivitetit ekonomik dhe rritje të besueshmërisë së Portit të Durrësit si qendër logjistike e rëndësishme në rajon.

Edhe sektori i konteinerëve ka shënuar performancë pozitive. Gjatë janar–nëntorit 2025 janë përpunuar 207,655 TEU, me një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në terma tonazhi, në Terminalin e Konteinerëve janë trajtuar mbi 1.92 milionë tonë mallra, që përfaqëson një rritje prej 2.9%, duke dëshmuar rritje të qëndrueshme të flukseve të mallrave të konteinerizuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More