Mbi fshatin Selcë të Shtipit ngrihet tym i dendur

nga D V

Shtip, 18 korrik – Zjarri mbi fshatin Selcë të Shtipit është aktiv. Në terren janë ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes, pjesëtarë të Armatës dhe Policisë, ndërsa për momentin fshati dhe shtëpitë nuk janë në rrezik.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, i cili është me ekipet që po shuajnë zjarrin në thellësi të malit, tha se për momentin zjarri është duke u shuar intensivisht me përpjekje mbinjerëzore, ndërsa para kësaj janë bërë rrathë dhe prerje mali me makineri ndërtimi për të parandaluar përhapjen e zjarrit mbi fshatin Selcë.

Korrespondentja e MIA-s, e cila aktualisht ndodhet në fshat, informoi se mbi fshat shihet tym i dendur, por shtëpitë nuk janë në rrezik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More