Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës shpalli të shtunën se mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) do të mbahet më 15 korrik në Tianjin.
Me ftesë të Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Ministër i Jashtëm i Kinës në mbledhje do të marrin pjesë ministra të jashtëm të vendeve të tjera anëtare të OBSh-së dhe drejtues të institucioneve të përhershme të OBSh-së.
Të gjitha palët do të shkëmbejnë mendime mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme të OBSh-së dhe çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale. Midis tyre, Ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar do të vizitojë gjithashtu Kinën me këtë rast.