MBPEU: Janë paguar 14.502 prodhues të duhanit me vlerë të përgjithshme prej 2.404.561.224,00 denarë

nga D. V.

Shkup, 25 prill – E plotësuam fjalën e dhënë për prodhuesit e duhanit. Sot u realizua pagesa direkte për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga rekolta e vitit 2024. Janë paguar 14.502 prodhues të duhanit me vlerë të përgjithshme prej 2.404.561.224,00 denarë përkatësisht rreth 40.000.000,00 euro, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Shfrytëzues të kësaj mase, sqarojnë nga MBPEU, janë personat fizik dhe juridik të cilët prodhimtarinë e tyre të duhanit nga rekolta e vitit 2024 e kanë dakorduar dhe shitur në ndërmarrjen e regjistruar të blerjes sipas Ligjit për duhan, prodhimtari të duhanit dhe prodhime të ngjashme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More