MBPEU: Janë paguar mbi 170 milionë denarë ndaj 1.636 personave për qengja ose keca të dorëzuar

nga D. V.

Shkup, 1 korrik – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave bëri të ditur sot se janë paguar 177.533.000 denarë për 1636 persona për qengja dhe/ose keca të dorëzuar.

Nga ministria thonë se është realizuar pagesa e mbështetjes plotësuese direkte nga nënmasat 2.8 dhe 2.10 për qengja dhe/ose keca të dorëzuar në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

“Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që mbikëqyrin dele dhe dhi dhe që janë përfitues nga nënmasat 2.8 dhe 2.10, të cilët kanë dorëzuar qengja dhe/ose keca në kapacitete të regjistruara të therjes në periudhën nga 26 dhjetor 2023 deri më 25 dhjetor 2024”, thuhet në kumtesën e MBPEU-së.

Kjo masë është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për zhvillimin e blegtorisë në Maqedoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More