Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të përjetshëm

nga D. V.

Në Gjykatën Supreme po mbahet shqyrtimi i rastit në Dardan Krivaqës i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, në gusht të 2021-tës.

Lidhur me dënimin, mbrojtja ka paraqitur ankesë, njofton Klankosova.tv.

Kërkesë e avokatit të Krivaqës është që rasti të kthehet në rigjykim ose t’i hiqet dënimi i përjetshëm.

Mbrojtja është ankuar ndaj dënimit të vërtetuar nga Gjykata e Apelit.

10:40 – Në Supreme nis shqyrtimi i rastit të Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme po mbahet seanca ndaj Dardan Krivaqës, për vrasjen e Marigona Osmanit.

Krivaqa lidhur me rastin u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjyqtarja Valdete Daka, lexoi aktakuzën para të pranishmëve në sallën e gjyqit.

“Dardan Krivaqa u shpall fajtor për vepren “Vrasje e rëndë” pasi më datën 21 gusht 2021 në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi” rreth orës 10:14 e deri të nesërmen më 22 gusht, e ka privuar nga jeta në mënyrë mizore Marigona Osmanin, duke e goditur në ekstremitete të mesme me një shkop druri ngjyrë e zezë duke i shkaktuar dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, me ç’rast shkaktohet edhe vdekja”, deklaroi Daka gjatë leximit të vendimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Daka deklaroi se i akuzuar është liruar nga akuza për dhunim, andaj kjo pjesë nuk do të shqyrtohet gjatë këtij gjykimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More