Mbyllet Klan Maqedoni!

nga Redaksia

Shkup, 7 prill – Tv Klan Maqedoni mund të mbyllet dhe të vazhdojë vetëm në rrjetet sociale ti informojë qytetarët dhe lexuesit e saj. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka konstatuar se Klan Maqedoni nuk i plotëson kushtet minimale kadrovike të përcaktura me rregullore.

“Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sipas detyrës zyrtare ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative kundrejt punës së TV Klan Macedonia me qëllim që të konstatojë nëse i plotëson kushtet minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e licencës për transmetim në radio dhe televizion.

Me mbikëqyrjen u konstatua se transmetuesi nuk i plotëson kushtet minimale të kadrovike të përcaktuara në këtë Rregullore.

TV Klan Mcedonia – (neni 62 paragrafi 6 nga LSHMAAV dhe neni 21 nga Rregullorja për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e licencës për transmetim në radio dhe televizion) – 04.04.2025” thonë nga Asgjencia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More