Mbyllet procesi i votimit në Kosovë, presidenti Begaj: Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për të mirën e vendit

nga Xh M

Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, “që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës”.

“Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike.”, shkruan Begaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More