Më 9 shtator në shkollë, nis shpërndarja e teksteve, të rinj dhe në përdorim

nga D V

Kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i shkollës. Më 9 shtator institucionet e arsimit parauniveristar në mbarë vendin nisin vitin e ri mësimor. Në çdo shkollë kanë nisur përgatitjet dhe shpërndarjet e teksteve.

Drejtuesit e institucioneve arsimore thonë se  kanë gati paketat e librave për nxënësit më të rinj të shkollës por edhe sasinë e teksteve që do të duhet te zëvendësohen me  të rinj për shkak të dëmtimeve nga përdorimi.

Në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë, ditët e para të shpërndarjes së teksteve janë lënë  për nxënësit e klasave të para. Paketa e librave për ta  është e plotë, pa mungesa tekstesh, janë tërësisht të rinj dhe falas.

Afro 227 mijë nxënës në arsimin 9-vjecar, tekstet shkollorë i marrin falas dhe i kanë në përdorim. Në fund të vitit shkollor ata duhet t’i dorëzojnë  të pastruar dhe pa dëmtime, për t’u përdorur nga nxënësit e një brezi më pas.

Nga mbështetja me tekste falas dhe në përdorim përfitojnë dhe 12.500 gjimnazistë që i përkasin kategorive të caktuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More