Me infeksion të rëndë lëkure, Ilir Beqaj prej tre ditësh në spital

nga L. M

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndodhet prej tre ditësh i shtruar në QSUT, pasi është paraqitur me urgjencë për shkak të një gjendjeje shëndetësore të rënduar

Beqaj është diagnostikuar me një infeksion të rëndë të lëkurës dhe temperaturë të lartë, ndërsa mjekët po ndjekin nga afër gjendjen e tij, e cila ende nuk është stabilizuar plotësisht.

Ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej një viti, i përfshirë në hetimet për abuzime me fondet e programit SASPAC.

Përveç kësaj çështjeje, ai po përballet edhe me procesin gjyqësor për dosjen e sterilizimit, që po zhvillohet me procedurë të zakonshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More