Me Leonardo DiCaprion më ka rënë të rri bashkë në një dasmë

nga D. V.

Modelja dhe ish-banore e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri, ishte e ftuara e radhës në emisionin Shok Podcast, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta nga moderator Fis Juniku.

Gjatë bisedës, Diana foli për jetën e saj profesionale si modele, duke zbuluar përvojat më interesante të karrierës së saj.

Ajo tregoi se ka pasur mundësinë të marrë pjesë në Javën e Modës në Paris, ku ka takuar personalitete të njohura ndërkombëtare.

Por momenti që nxiti më shumë kuriozitet ishte kur moderatori e pyeti në mënyrë të lezetshme nëse kishte numrin e telefonit të Leonardo DiCaprios. Diana e mohoi me humor, duke sqaruar: “Nuk e njoh personalisht, na ka rënë të jemi në një darkë të përbashkët, por nuk e kam numrin e tij.”

Intervista e modeles ofroi një pasqyrë interesante mbi sfidat dhe sukseset e saj në industrinë e modës, si dhe momentet e veçanta që ka përjetuar gjatë karrierës ndërkombëtare. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More