Më ngrohtë sot në mëngjes në Gjevgjeli, më ftohtë në Berovë dhe Kodër të Diellit

nga D V

Shkup, 3 shkurt – Më ftohtë sot në mëngjes me -2 gradë Celsius është në Berovë dhe Kodër të Diellit, ndërsa më ngrohtë me 7 gradë është në Gjevgjeli.

Sipas DPHM sot në mëngjes në Hanet e Mavrovës dhe në Kriva Pallankë janë matur 0 gradë, 1 gradë në Llazaropolë, 2 në Krushevë, Prilep, Strumicë dhe Shtip, 3 Manastir dhe Kavadar, 4 Tetovë, Ohër, Pretor dhe Vinicë, 5 Shkup – Petrovec, Veles, 6 gradë në Shkup – Zajçev Rid.

Lartësia e shtresës së borës në orën 7 është 32 centimetra në Kodër të Diellit dhe 14 centimetra në Hanet e Mavrovës.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të dobëta lokale, gjatë natës diku në vendet më të larta do të bie borë e lehtë. Nëpër disa lugina paradite do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri 13 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa pjesë të luginave me mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 10 gradë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More