Më së shumti reshje në Mavrovë, më ftohtë në Kodër të Diellit

nga D. V.

Shkup, 25 mars – Sot në mëngjes më ftohtë është në Kodër të Diellit, 4 gradë, ndërsa maksimalisht 13 gradë janë matur në Shtip dhe Demir Kapi. Gjashtë gradë në Krushevë, 7 në Hanet e Mavrovës, 8 në Prilep, Ohër dhe Pretor, 9 në Tetovë dhe Berovë, 10 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Kriva Pallankë, Kavadar dhe Strumicë, 11 në Shkup-Petrovec dhe Vinicë, si dhe 12 gradë në Veles dhe Gjevgjeli.

Sipas DPHM, në 24 orët e fundit më së shumti reshje të shiut ka pasur në Hanet e Mavrovës, 31 litra në metër katror. Shtresa e ujit është 25 litra nënjësi sipërfaqe në Pozharan, 22 në Kodër të Diellit, 16 në Tetovë, 13 në Ohër, 10 në Krushevë dhe Pretor, 6 në Shkup-Zajçev Rid dhe Prilep, 3 në Shkup-Petrovec, Topollçan, Pozhar-Radovish, 2 në Kriva Pallankë, Manastir, Vinicë dhe Kavadar, si dhe 1 në Veles, Demir Kapi, Strumicë, Gjevgjeli dhe Berovë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët e skajshme jugperëndimore (mbi 20 l/m2). Do të fryjë erë e matur, vende-vende përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 15 deri 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i nndryshueshëm, pasdite dhe në orët e mbërmjes me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e matur jugore, e cila në disa pjesë të luginës do të përforcohet. Temperatura maksimale do të shënojë 20 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More