Mediu për partitë e reja: Nëse nuk marrin mandate, i shërbejnë Ramës

nga Xh M

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në emisionin Now se partitë e vogla që garojnë më vete ose në koalicion pa një parti të madhe i shërbejnë Edi Ramës nëse nuk arrijnë të marrin dot asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, e vetmja mënyrë që votat të përkthehen në mandate në këtë sistem që kemi janë koalicionet sa më të gjera dhe të organizuara, siç është ai i PD dhe aleatëve.

“Që të ndryshosh Shqipërinë duhet të marrësh mazhorancën, për këtë duhet një koalicion sa më i organizuar dhe i gjerë. Nëse i kishim 26 subjektet më vete do merrnin një numër të caktuar votash por që nuk do përktheheshin në mandate.

Edhe subjektet e tjera që kanë dalë vetëm ose në koalicion, problemi më i madh i sistemit është se nëse ato vota nuk kthehen në mandate shkojnë në favor të Edi Ramës, se Rama në 2019 bëri ndryshimet e Kushtetutës me këtë qëllim që të mos lejonte koalicionet e përbëra, se atëherë do ishte ndryshe situata, do kishte konkurrime të përbashkët por secili subjekt do kishte mandatet e veta”, tha Mediu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More