Mehdi Mulaj shpallet “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes

nga D. V.

Gazetari dhe aktivisti Mehdi Mulaj është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Ambasador i Paqes”, nga Federata Universale e Paqes.

Mulaj ka shkruar se është i nderuar që vlerësohet me këtë çmim.

“Në kohën kur bota është përfshirë nga luftërat, unë vlerësohem e nderohem nga Federata Universale e Paqes me çmimin “Ambasador i Paqes”. Ndodh ndonjëherë që bëjmë aq shumë për komunitetin ku jetojmë, por nuk vlerësohemi e nuk çmohemi sa duhet, e kjo sigurisht na zhgënjen e na thyen shpirtërisht. Por pikërisht kur ndihemi të tillë, del dikush që e sheh punën tonë dhe për këtë vlerësohemi lart”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, ai ka falënderuar të gjithë për këtë vlerësim.

“Ky çmim më nderon, më forcon e më bind se vetëm paqja e shpëton botën. Faleminderit përzemërsisht të gjithë atyre që më propozuan dhe më vlerësuan për këtë çmim me karakter ndërkombëtar”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More