Melania Trump në kontakt me Putinin për kthimin e fëmijëve ukrainas: Disa janë ribashkuar me familjet

nga L. M

Në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Melania tha se disa fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre, ndërsa të tjerë pritet të kthehen së shpejti.

“Kjo është një përpjekje që vazhdon”, u shpreh ajo.

Melania tha se Putin i kishte përgjigjur një letre që ajo i kishte dërguar më herët këtë vit dhe konfirmoi se janë ende në kontakt:

“Presidenti Putin dhe unë kemi mbajtur një komunikim të hapur për mirëqenien e këtyre fëmijëve,” deklaroi ajo.

Ajo shtoi se përfaqësuesja e saj punon drejtpërdrejt me ekipin e Putinit, për të siguruar kthimin e sigurt të fëmijëve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas saj, tetë fëmijë janë kthyer pranë familjeve të tyre brenda 24 orëve të fundit.

Trump i zhgënjyer për luftën në Ukrainë

Ndërkohë, Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij javët e fundit, pasi ende nuk e ka përmbushur premtimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “brenda një dite”, siç kishte deklaruar gjatë fushatës së tij si kandidat për president.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More