Shkup, 4 dhjetor – Rritja e sigurisë së ushqimit që hyn në vend përmes një qasjeje të përbashkët dhe të koordinuar mes Drejtorisë së Doganave dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe lehtësimi dhe përshpejtimi i tregtisë legale. Këto janë përfitimet konkrete të dakorduara me Memorandumin e bashkëpunimit, i cili sot u nënshkrua nga drejtori i Drejtorisë së Doganave , Boban Nikollovski, dhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Millanov.
“Siguria e ushqimit është një nga prioritetet tona kryesore. Thelbi i Memorandumit është qasja e forcuar dhe e koordinuar përmes shkëmbimit të informacionit, me ç’rast veprojmë në mënyrë parandaluese për të penguar çdo përpjekje për krim me ushqimin. Çdo përpjekje për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve do të sanksionohet rreptësisht. Njëkohësisht, forcimi i bashkëpunimit është kyç edhe për përmirësimin e veprimit kundër mashtrimeve doganore me ushqim. Shkëmbimi i informacionit është thelbësor për të shtypur këto vepra kriminale përmes analizës së të dhënave, krijimit të profileve të rrezikut dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe kapjes së autorëve”, theksoi drejtori Nikollovski.