Menduh Thaçi uroi pavarësinë e SHBA

nga D. V.

Shkup, 4 korrik – Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari Menduh Thaçi ka uruar popullin Amerikan përmes rrjeteve sociale.

“SHBA ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin demokratik në rajonin tonë. Uroj që miqësia dhe bashkëpunimi mes popujve tanë të vazhdojnë të forcohen edhe më tej, në dobi të vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Kryetari Thaçi në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More