Mesfushorët më të mirë në Bundesligë – Leon Avdullahu zë vendin e 11-të

nga D. V.

E përditshmja prestigjioze gjermane “Kicker” ka publikuar të mërkurën vlerësimin e mesfushorëve më të dalluar të stinorit vjeshtor në edicionin 2025/2026 të Bundesligës.

Në këtë listë elitare ka zënë vend edhe Leon Avdullahu, mesfushori i TSG Hoffenheim dhe reprezentues i Kosovës, i cili renditet në vendin e 11-të në rangimin e përgjithshëm.

“Leon Avdullahu i mbyll hapësirat te Hoffenheimi sipas udhëzimeve taktike”, ka shkruar “Kicker”, duke vënë në pah disiplinën dhe rolin e tij të rëndësishëm në organizimin defensiv të skuadrës.

21-vjeçari iu bashkua Hoffenheimit në verën e vitit të kaluar nga Baseli, ndërsa gjatë pjesës vjeshtore të sezonit ka zhvilluar 15 ndeshje në Bundesligë, duke kontribuar me një asistim.

Në nivel ndërkombëtar, Avdullahu ka regjistruar deri më tani pesë paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, duke u shndërruar në një nga emrat më premtues të mesfushës kosovare në arenën evropiane. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More