Mësohet ndeshja në të cilën do të bëjë Ronaldo rikthimin te Al Nassr

nga D. V.

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund grevës së tij në Ligën Profesionale Saudite dhe pritet të rikthehet në fushë për Al Nassr këtë të shtunë, sipas Sky Sports.

Sulmuesi portugez kishte munguar për gati dy javë, duke humbur fitoret e Gialloblu ndaj Al Riyadh dhe Al Ittihad.

Ronaldo thuhet se protestoi për trajtimin që liga saudite i ka bërë klubit të tij në aspektin financiar dhe për transferimet, si dhe për mënyrën se si disa prej punonjësve të tij të afërt u marginalizuan dhe nuk u paguan.

telegrafi.com

Situata është qartësuar dhe Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Al Fateh këtë fundjavë.

Megjithatë, legjenda portugeze pritet të mungojë në sfidën e Ligës së Kampionëve të Al Nassr kundër Arkadag gjatë javës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More