Meta kërkoi lirinë, gjyqtari ikën dhe shpall moskompetencën, thotë se çështja duhet të shqyrtohet nga Erjon Çela

nga L. M

Gjyqtari që ka ndjekur hetimet paraprake dhe që pranoi SPAK-un një vit më parë për të dërguar në burg Ilir Metën, është i detyruar të ndërpresë pushimet verore të planifikuara zyrtarisht e të kthehet në punë.

o vetëm ai por edhe njëri nga prokurorët që e hetuan dhe që ngritën akuzat ndaj Metës  për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje  pasurie. Nga burgu 313 qetësia e dashuria e deklaruar shpesh nga Ilir Meta duket se është zëvendësuar me durimin për të shtyrë seancën ku mbrojtja e tij kishte kërkuar lirimin me arsyetimin se këtë çështje nuk duhet ta shqyrtonte një gjyqtar i gatshëm i vendosur si për këdo tjetër në grafikën e gjykatës së posaçme.

Por se duhet të gjykohet nga gjyqtari Erjon Çela që është gjyqtar i çështjes paraprake. Kërkesa e Kujtim Cakranit u pranua nga gjyqtari Erjon Bani i cili u shpall moskompetent për të gjykuar kërkesën për zëvendësim të masës arrest në burg me një masë tjetër siç propozon mbrojtja ajo e bllokimit të pasaportës.

Ndryshe nga formula që funksionon gjatë pushimeve verore kur në drejtësi çështjet trajtohen një grafike nga prokurorë e gjyqtarë të tjerë, për ish presidentin gjykatës do ti duhet të bëjë përjashtim nga rregulli e caktoje një datë të re brenda javës që vjen.

Njëherazi me kërkesën për tu liruar, një tjetër çështje e hapur prej tij pritet të hapet në gjykatën kushtetuese në vjeshtë

Në dosjen Meta, përveç ish-funksionarit janë nën akuzë edhe Monika Kryemadhi, Fatime kryemadhi, Pirro xhixho dhe Ema Çoku.

Nga dyshimet për korrupsion, pastrim parash deri tek fshehja e pasurisë SPAK akuzon për aferën Cez dia, lobimin dhe transaksione që nuk janë deklaruar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More