Shkup, 19 gusht – Mevludin Avdiu kuadër i Alternativës nga komuna e Likovës është emëruar sot drejtor i Ndërmarrjes Publike për Shkëmbim të Mallrave AGRO-BURSA në Shkup, raporton Open-TV.
Ai është nga Slljupcani dhe në këtë detyrë vjen në vend të NImetulla Ramadanit.
Avdiu ka falënderuar degën e Alternativës në Likovë në krye me Iljasa Abazi, kryetarin e Alternatives, Zeqirija Ibrahimi, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarin organizativ, Bashkim Murtezi, që I besuan të jetë udhëheqës në këtë institucion, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN.
Avdiu premton se me përgjegjësi dhe nder do të përkushtohet në arritjen dhe materializimin e qëllimeve programore të këtij institucioni.
Postimi:
Të nderuar qytetarë, nga sot zyrtarisht e pranova detyrën Drejtor i NDËRMMARJA PUBLIKE PËR SHKËMBIM TË MALLRAVE AGRO – BURSA Shkup, (AGRO-BERZA) nga drejtori paraprak Nimetulla Ramadani.
Falënderoj komisionin e degës së Alternatives në Likovë me në krye Iljasa Abazi , kryetarin e Alternatives, Zeqirija Ibrahimi, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarin organizativ, Bashkim Murtezi, që më besuan të jem udhëheqës në këtë institucion, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN.
Premtoj që me përgjegjësi dhe nder do të përkushtohem në arritjen dhe materializimin e qëllimeve programore të këtij institucioni.
Na priftë e mbara!