Mexhiti, BDI-së: Ka një rregull, ai që përçan, përfundon nga përçarja

nga D. V.

Shkup, 5 qershor –  Zv. kryeministri Izet Mexhiti sot se VLEN e ka shqyrtuar propozimin për riorganizimin e njësive zgjedhore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“E kemi diskutuar brenda VLEN-it, do të dalim me qëndrim konkret. Zgjedhjet janë afruar, por kjo kërkon kohë pak ma të gjatë. Të gjitha modelet janë të mira, por ne jemi koalicion me shumë parti, të cilat kanë pasur mendime të ndryshme për këtë temë, disa kanë pasur propozim për një njësi zgjedhore, disa për tre njësi, disa për tetë”, tha Mexhit.

Mexhiti poashtu tha se koalicioni qeveritar është stabil dhe se pritet të rritet edhe me deputetë tjerë nga Fronti Europian.

I pyetur se a është e mundur që Menduh Thaqi t’i bashkënagjitet qeverisë, Mexhiti tha se nuk përjashton askënd.

I pyetur në lidhje me deklaratën e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela, se nëse Struga nuk ju takon atyre në zgjedhjet lokale atëherë Fronti Europian nuk ka kuptim, Mexhiti tha se e kam thënë edhe më herët se këto dhjetë vitet e fundit BDI mbijeton me përçarjen e opozitës dhe kjo po vazhdon për ta përçarë faktorin shqiptarë.

“Ka një rregull, ai që përçan, përfundon nga përçarja”, shtoi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More