Mexhiti: Çairçanja po transformohet me rrugë moderne

nga D. V.

Shkup, 19 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti edhe këtë mëngjes ka zgjedhur t’u flasë qytetarëve nga terreni. Në videon e publikuar sot në faqen e tij zyrtare, Mexhiti ka përshëndetur qytetarët me fjalët “Mirëmëngjesi nga Çairçania, duke shpalosur pamjet e punimeve që po zhvillohen në një nga rrugicat më të frekuentuara të kësaj pjese të komunës.

Aty po bëhet shtrimi i plotë me asfalt të ri, një investim që pritet të lehtësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë dhe të përmirësojë jetën e përditshme të banorëve. Sipas Mexhitit ky projekt është dëshmi e qartë se vizioni për Çairin nuk mbetet vetëm premtim, por kthehet në realitet të prekshëm për çdo qytetar. Po tregojmë se me punë konkrete, Çairi po merr dhe do të vazhdoj të marrë pamjen moderne që e meriton.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More