Mexhiti: Deri më sot në ASHAM nuk ka asnjë shqiptar të punësuar, kjo është absurde

nga Xh M

Shkup, 28 korrik – Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se askush nuk duhet të frikësohet nga Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut, sepse kjo garanton progres për të gjithë shtetin shkruan TV21. Mexhiti tha se shpreson që kjo ide do të gjejë mbështetje edhe nga maqedonasit.

“Në pyetjen do të duhet të përgjigjem në pyetje retorike, pse ASHAM (Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni), deri më sot pra nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, kjo është absurdi, nuk është absurdi pse shqiptarët duhet të jenë të kyçur aty, dhe mendoj se është në interes të këtij shteti dhe duhet të jenë të kënaqur të gjithë qytetarët, edhe shumica e parë maqedonase, edhe shumica e dytë shqiptare dhe të gjithë të tjerët. Deri sa qytetarët e këtij vendi kërkojnë të merren me hulumtime shkencore, me shkencë, me pjesën akademike, mendoj se këto iniciative duhet të përshëndeten, duhet të mbështeten, sepse fundi fundit, është investim për të ardhshmen e këtij vendi”, pohoi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More